Zjarret në vend, Çako nga Kukësi për Report Tv: Zjarrëvëniet kriminale paguhen nga qarqe të caktuar! Në Lakun e Thive rrezikohen banesat, mund të ketë evakuim, po ndërhyhet nga ajri

10 Gusht 2021, 09:05 | Përditesimi: 10 Gusht 2021, 09:05

Kreu i Emergjencave, Haki Çako ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me zjarrëvëniet në vend. Duke i konsideruara të qëllimshme, Çako tha se këto kriminelë paguhen nga qarqe të caktuara për të djegur vendin, se kush është qëllimi i tyre, Çako shprehet se duhet ta nxjerrin hetimet .

Në një intervistë nga Tuneli i Kalimashit për Report Tv, Çako tha se situata më kritike në Kukës është në njësinë administrative Malzi, ku zjarri rrezikon disa banesa dhe nëse flakët përhapen mund të ketë edhe evakuim të banorëve. Ai tha se në këtë Lakun e  Thive por edhe në Karaburun të Vlorës, kanë ndërhyrë helikopterët dhe të gjitha strukturat nga toka për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të tyre.

KT/Shqiptarja.com