Zjarret në vend, ministri Nufi: S’ka rrezik për banesat dhe jetët e qytetarëve! Flakët nën kontroll edhe në Dibër

14 Gusht, 18:26 | Përditesimi: 14 Gusht, 18:26

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend, ku ka evidentuar edhe vatrat më problematike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi thekson se nga zjarret në vend, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara apo për jetët e qytetarëve.

Nufi ka njoftuar gjithashtu se situata më problematike aktualisht paraqitet në Lurë dhe Bulqizë të Dibrës, Dajt të Tiranës dhe Abaze të Krujës.

E.H/Shqiptarja.com