Zjarret në vend/ Ndërhyrje nga ajri në Dukat e Karaburun dhe në Majën e Rrunës në Kukës, rrezikohet Llogaraja! Në Radostinë të Fierit, flakët pranë banesave

8 Gusht 2021, 15:14 | Përditesimi: 8 Gusht 2021, 15:14

Zjarri në Dukat të Vlorës dhe ajo në Majën e Rrunës në Kukës janë dy vatrat problematike ne vend nga zjarret ku po punohet në të dy zonat edhe nga ajri me heklikopterë.  Dy vatra zjarri janë aktivizuar në Cakran të Fierit, ku flakët janë të shumta duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme bimësie. Një tjetër vatër është aktivizuar në Fier pranë fshatit Zhupan dhe Radostinë. Zjarri po djeg ullishte dhe shkurre në një zonë kodrinore të zonës, ndërsa flakët janë pranë banesave të Radostinës.

LR/Shqiptarja.com