Zjarret në vend, Niko Peleshin e nervozojnë pyetjet e Report Tv, lë intervistën përgjysmë: Kemi 500 ushtarë në terren, kapacitetet i kemi të limituara

3 Gusht 2021, 11:34 | Përditesimi i fundit: 2021-08-03 15:03:17

VLORË-Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është parë serish sot në terren pas kritikave të shumta për neglizhencë në luftën me flakët që kanë 'pushtuar' vendin, sidomos në Qarkun e Vlorës.  Nga Dukati, ai foli në një intervistë edhe për Report Tv, ku u shpreh se strukturat e Ministrisë së Mbrojjes janë në terren dhe 500 trupa po ndihmojnë në shuarjen e flakëve.

Sipas tij, përvecc helikopterit të ushtrisë gjatë ditës së sotme do të ndihmojnë edhe 2 helikopterë të kontraktuar nga privatët.