Zjarret në vend, Rama jep informacione mbi situatën: Aktualisht 13 vatra zjarri aktive në vend! Në Fushë-Arrëz rrezikohen zonat e banuara, është dërguar një helikopter

4 Gusht 2021, 19:31 | Përditesimi: 4 Gusht 2021, 19:31

13 vatra zjarri janë aktive në vend, ku në 12 prej të cilave nuk ka rrezik për zonat e banuara. Problematike situata paraqitet në Fushë-Arrëz, ku flakët rrezikojnë të përhapen edhe në zonat e banuara, për pasojë është dërguar një helikopter, në mënyrë që të ndërhyhet nga ajri.

r.k./Shqiptarja.com