Zjarret në vend, Rama: Ushtria dhe forcat e emergjencave civile vijojnë me operacionet e vështira të shuarjes së flakëve! Ngushëllime familjes së viktimës në Gjirokastër

3 Gusht 2021, 22:14 | Përditesimi: 3 Gusht 2021, 22:14

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend me zjarret, që po djegin hektarë të tërë nga veriu në jug. Me një postim në Facebook, Rama thotë se ushtria dhe forcat e emergjencave civile po vijojnë me operacionet 'e vështira' për shuarjen e flakëve. Po ashtu, Rama i shpreh ngushëllime edhe familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën sot si pasojë e zjarreve që përfshinë fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës.

 

KT/Shqiptarja.com