Zjarret në Vlorë, Shefi i Zjarrfikësve për Report Tv: Nuk kemi mjete, nuk shkojmë dot në disa vatra

30 Korrik 2021, 13:51

Kastriot Bega, Shefi i Zjarrfikësve të Vlorës, thotë se situata e rëndë e zjarreve e ka vënë në vështirësi të gjithë togën që ai drejton. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Bega thotë se në disa vende terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë.

"Aktualisht në Karaburun janë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit. Në Tragjas zjarri është në mal dhe është e pamundur të ndërhyhet, ne po presim të zbresë poshtë. Sot kemi ndërhyrë në Zvërnec dhe e kemi kapur në kohë.  Jam marrë tërë natën te shpella e Kaninës, është një pyll me pisha atje. Rrezikoj i gjithë pylli me pisha në Kaninë. Dje ka pasur në Kuzum Baba. Njerëz të papërgjegjshëm djegin mbeturina dhe ka flakë. Ne nuk kemi automjete për tu futur në terrene të vështira", tha Kastriot Bega.

  •