Zjarret në Vlorë/ Situatë e frikshme në fshatrat Gjormë e Gumenicë, shkrumbohen disa banesa! Vijon evakuimi i banorëve, Peleshi thirrje policisë: Të largohen edhe me forcë

5 Gusht 2021, 16:35

Vlora vijon "betejën" me flakët në ditën e 13-të të zjarreve dhe situata është ende serioze. Një zjarr i frikshëm është përhapur me shpejtësi në Gjorm. 2 shtëpi të pabanuara prej vitesh janë shkrumbuar nga flakët, disa të tjera janë djegur nga jashtë, ndërkaq "flakët" kanë "përpirë" dhe disa stane e ullishte. Teksa flakët përhapen nga era banorët e këtij fshati janë evakuuar. Në rrezik nga flakët është dhe fshati Gumenicë ndërsa sipas kryeplakut të këtij fshati Klodi Sina situata po shkon drejt normalizimit. Për neutralizimin e situatës kanë ndërhyrë 2 helikopterë, 2 zjarrfikëse dhe 40 ushtarë të Forcave të Armatosura.