Zjarret në Voskopojë, bashkia Korçë bën bilancin: Zjarri përfshiu 150 hektarë tokë, shkrumbohen 30 hektarë pisha dhe ah

11 Gusht 2021, 15:03

Bashkia e Korçës bën bilancin e sipërfaqeve të djegura të zjarreve të ditëve të fundit në Krushovë, Gjonomadh, Leshnjë dhe Vithkuq tek Manastiri i Shën Pjetrit. Sipas nënkryetarit të bashkisë Thanas Tona, dëmet më të mëdha janë në pyllin e Krushovës, pasi janë djegur plotësisht më shumë se 30 ha pyll me pishë dhe ah, ndërkohë që më shumë se 150 ha janë përshkruar nga zjarri. 5 ha është sipërfaqja e përshkruar nga flakët në pyllin me pisha në fshatin Gjonomadh, prej të cilave 2 ha të djegur plotësisht.