Zjarret/ Niko Peleshi në fshatin Asim Zenel: Helikopterët nga Vlora po transferohen në Gjirokastër! Do evakuohen 3 fshatra, banorët mos të rezistojnë, të largohen

3 Gusht 2021, 18:09 | Përditesimi i fundit: 2021-08-03 18:40:53

Minsitri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shkuar pasditen e sotme në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës, ku situata nga zjarret paraqitet mjaft kritike, ku është regjistruar një viktimë dhe një e plagosur. Peleshi pranon se situata është mjaft e vështirë, ndërsa thotë se drejt Gjirokastrës janë nisur helikopterët që po punonin për shuarjen e zjarreve në Karaburun të Vlorës. Ai thekson duhet të evakuohen 3 fshatra, Asim Zenel, Arshi Lengo dhe Krin, ku situata paraqitet mjaft kritike. Peleshi i bën thirrje banorëve që të mos rezistojnë por të largohen nga fshatrat.