Zjarret/ Nis evakuimi i banorëve edhe në Konispol, digjet një shtëpi në Markat, rrezikohen edhe të tjera

26 Korrik, 14:33 | Përditesimi: 26 Korrik, 14:33

Në fshatin Markat të Konispolit ka nisur evakuimi i banorëve pas shfaqjes së një vatre zjarri.

Në këtë fshat, gazetari i Report Tv, Limos Didani, raporton se zjarri ka djegur deri tani një banesë. Ndërsa shumë të tjera rrezikohen gjithashtu nga flakët.

I.M/Shqiptarja.com