Zjarret që ‘dogjën’ Shqipërinë, nga dora e njeriut! Nga qershori deri më sot 21 piromanë në pranga, 68 në akuzë

11 Gusht, 13:41 | Përditesimi: 11 Gusht, 14:09

Nga 1 qershori deri më 11 gusht, Policia  identifikoi 21 autorë zjarresh të dyshuar që u arrestuan, 44 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim. Zjarrvënia dënohet nga Kodi Penal, nga gjobë deri në 20 vite burg nëse ka fatalitete.

    E.H/Shqiptarja.com