Zjarret, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Begaj: 3 javë luftë! Ruajtëm jetët e njerëzve dhe minimizuam dëmet

3 Shtator 2021, 11:36 | Përditesimi: 3 Shtator 2021, 11:36

Nga aktiviteti që po zhvillohet në Bazën Ajrore në Farkë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj tha se forcat e armatosura janë përballër në një luftë të ashpër me zjarret për 3 javë, por ia kanë dalë që të minizojnë dëmet dhe të shpëtojnë jetë njerëzish.

“Për 3 javë u përballëm në një luftë të ashpër me vatrat e zjarrit, që spo ndaleshin, situata ishte  e vështirë por ja dolën për tu kujdesur për të ruajtur jetët, banesat apo dhe për të minimizuar dëmet materiale”, tha Begaj.

r.k./Shqiptarja.com