Zjarret/ Shuhen flakët në pyllin me pisha në Kolonjë

9 Gusht 2022, 09:13

Vatra e zjarrit në pyllëzimin e Kolonjës duket se u rindezën me qëllim nga persona të paidentifikuar. Flakët pushtuan shkurret dhe ferrat në brendësi të pyllit shumë pranë qytetit të Ersekës, ndërkaq zjarrfikësit vunë në kontroll flakët duke ruajtur kurorën e pishave, teksa era favorizoi flakët. Deri në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse (tokësore) u përballën me flakët të cilat u përhapën në rreth dy dylym sipërfaqe.