Zjarret/ Situata ende kritike në Voskopojë, nesër 100 forca në 'luftë' me flakët

8 Gusht 2021, 21:48 | Përditesimi: 8 Gusht 2021, 21:48

Voskopoja ende është në situatë kritike si pasojë e zjarrit. Mbrëmjen e sotme nuk është bërë e mundur vënia e flakëve nën kontroll. Idriz Kuca, komandant i batalionit shprehet se pasi ka vrojtuar nga afër gjendjen e zonës së përfshirë nga zjarri, është marrë vendimi që nesër në orët e para të mëngjesit në zbardhje të ditës, do të operojnë rreth 100 forca nga strukturat e qarkut të Korçës, të ndarë në drejtime ku zjarri do ketë prioritete në avancim dhe rrezik. Kryesisht do të jenë forcat njerëzore, pasi me mjete është e pamundur për shkak të terrenit të pakalueshëm.

LR/Shqiptarja.com