Zjarrfikësit, heronjtë në 'luftën' me flakët në Vlorë, por Bashkia i ka lënë pa paga! Prej dy muajsh nuk kanë marrë lekët për orët shtesë

6 Gusht 2021, 10:29 | Përditesimi: 6 Gusht 2021, 12:31

'Report Tv' mëson se në Vlorë, një prej qarqeve më të prekur nga zjarret, ku lufta me flakët vijon prej 14 ditësh tashmë, Bashkia e Vlorës nuk iu ka dhënë pagat e gatishmërisë zjarrfikësve që prej dy muajsh, duke mos u dhënë asnjë lekë për orët shtesë. Zjarrfikësit janë heronjtë e këtyre ditëve të vështira që kanë përfshirë vendin me flakët që po përhapen nga veriu në jug, por duket se vlerësimi monetar për ta nuk është ai që duhej të ishte.

KT/Shqiptarja.com