Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit 'në luftë' me flakët

14 Korrik, 18:53 | Përditesimi: 14 Korrik, 18:53

Edhe pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter në masivin pyjor me pisha të Drenovës zjarri vijon të jetë ende aktiv.

25 forca zjarrfikëse dhe 20 forca bashkiake janë duke punuar për neutralizimin e flakëve me mjete rrethanore, ndërsa tre mjetet zjarrfikëse nuk po mund të operojnë për shkak të terrenit të vështirë dhe të thyer kodrinor.

Burimet nga vendngjarja pohojnë se pavarësisht situatës shqetësuese, intensiteti i flakëve po ulet.

A.A/Shqiptarja.com