Zjarri në fabrikën 'Deutsch Color', nisin hetimet për shkakun! Roja e sigurisë: Nisi brenda ambienteve! Pronari: Mosrespektimi i kontratave, dëmi më i madh

24 Shtator 2023, 10:40 | Përditesimi i fundit: 2023-09-24 15:31:41

Fabrika e bojërave 'Deutsch Color' u përfshi mbrëmjen e kaluar nga flakë të mëdha, të cilat janë arritur të shuhen vetëm orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Report Tv solli pamjet edhe një ditë pas ngjarjes, ku duket që dëmi është i madh, pasi një pjesë e mirë e fabrikës është shkrumbuar.