Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, thotë se forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt banesave të Gojanit.
“Ndodhemi në një vazhdimësi të vatrës së mëparshme. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar në rrugën pranë banesave që në momentin e përparimit të flakëve të mbrojnë jetën e qytetarëve, pronën dhe gjënë e gjallë”, shprehet Duda.
Kanë nisur edhe evakuimet, ndërsa apeli i Dudës është bashkëpumimi i banorëve dhe mbrojtja e natyrës.
“Apeli për banorët është bashkëpunimi me të gjitha forcat operacionale për mbrojtjen e jetës së vet, gjësë së gjallë dhe banesës. Nëse nuk e mbrojmë ne tokën tonë, s’mund t’i shmangemi fatkeqësive të tilla me motin, erëra kaq të forta që mund të favorizojnë edhe këto situata që përjetojmë”, shprehet Duda.


















