Zjarri në hotelin në Vlorë, Report Tv siguron momentin kur pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar

16 Gusht, 07:49 | Përditesimi: 16 Gusht, 07:49

Report Tv ka siguruar momentin kur pushuesit brenda hotel Brooklyn në Lungomaren e Vlorës që mori flakë këtë mëngjes, përpiqen të shpëtojnë. Kamera e sigurisë konfirmon dëshminë e tyre se për të shpëtuar janë hedhur nga ballkoni. Nga ndërtesa del tym i dendur, ndërsa ata kalojnë bordurat mbrojtëse të ballkoneve dhe hidhen.

E.H/Shqiptarja.com