Zjarri në Kakavijë, kryebashkiaku Toli: Janë djegur 4 shtëpi, kemi evakuuar 4 banorë! Për shuarjen e flakëve Greqia po na ndihmon me ndërhyrje nga ajri

24 Korrik, 19:13 | Përditesimi: 24 Korrik, 19:13

Kryetari i Bashkisë Dropull, Dhimitër Toli, ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në Kakavijë pasditen e sotme. Ai shprehet se për shkak të zjarrit janë djegur 4 shtëpi në fshat, si dhe janë shpëtuar 4 banorë. Gjithashtu, ai bën me dije se për shuarjen e flakëve, Greqia po ndihmon me ndërhyrje nga ajri.

 

I.M/Shqiptarja.com