Zjarri në Kapshticë ende aktiv, favorizohet nga erëra dhe temperatura e lartë

21 Korrik, 13:55 | Përditesimi: 21 Korrik, 13:55

për shkak të temperaturave të larta dhe erës që e favorizon, zjarri në anën e Kapshticës vijon të jetë aktiv duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme, e cila po përfshin me ritme të shpejta të gjithë pllajën e malit.

Gazetari i Report Tv, Armand Braho bën me dije se në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur edhe me mjete rrethanore shuarjen e flakëve, por duket se situata po agravon pasi zjarri po arrin pranë rrugës nacionale Kapshticë-Bilisht.

Pavarësisht angazhimit të forcave zjarrfikëse, era ka bërë që pjesa më e madhe e hapësirës nga Vërniku deri në Kapshticë të përfshihet nga flakët.

r.k./Shqiptarja.com