Zjarri në Karaburun, ndërhynë për të shuar flakët helikopteri holandez, 5-fishi i kapacitetit të helikopterëve tanë

7 Gusht 2021, 09:24 | Përditesimi: 7 Gusht 2021, 09:24

Ndërkohë që në Dukat dhe Gjirin e Gramës janë riaktivizuar dy vatra zjarri, mëngjesin e sotëm ka ndërhyrë edhe helikopteri 'Chinook' nga Holanda me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra ose me kapacitet sa 5-fishi i helikopterit tonë.

Helikopteri holandez ka nisur punën prej 2 orësh nga Pashalimani për fikjen e zjarreve në Karaburun. Ndërkohë që zjarret e riaktivizuar janë të ndezura nga njeriut dhe jo nga natyra.

KT/Shqiptarja.com