Zjarri në landfillin e Elbasanit aktiv prej 5 ditësh, 30 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse në vendngjarje! Mblidhen kryetarët e 7 bashkive të qarkut

5 Korrik 2025, 14:39 | Përditesimi: 5 Korrik 2025, 17:19

Mbi 20 mijë metër kub dhera janë hedhur deri tani, por mungesa e materialit ka vënë në vështirësi ekipin në operacion. Gjatë natës së fundit, rreth 50 kamionë me dhera janë sjellë nga Tirana për të përballuar emergjencën. Aktualisht po punojnë 30 forca, ndërsa aty ndodhen dhe 7 mjete zjarrfikëse, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.

r.k./Shqiptarja.com