Zjarri në landfillin e Elbasanit, i bashkohet operacionit edhe helikopteri 'Cougar' i ushtrisë! Hedh kova uji të mbushura në lumin Shkumbin

3 Korrik, 16:24 | Përditesimi: 3 Korrik, 16:24

Mbetjet në landfillin e Elbasanit vijojnë të digjen prej ditësh, ndërsa në operacion ndodhen forcat zjarrfikëse, Emergjencat Civile dhe Ministria e Mbrojtjes.

Ditën e sotme aksionit iu bashkua edhe helikopteri i ushtrisë “Cougar” që me kova uji të mbushura në rrjedhën e lumit Shkumbin, shkarkonte mbi vatrën e zjarrit.

Mjeti fluturues mbërriti sot pasdite në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe Ministrisë, për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e  mbetjeve. I pranishëm ditën e sotme për të ndjekur situatën dhe aksionin nga afër ka qenë edhe vetë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

r.k./Shqiptarja.com