Zjarri në landfillin e Elbasanit, kreu i Emergjencave, Sinani: Po punohet me 20 mjete, era, gazet dhe temperaturat e larta acarojnë vatrën! Shkaqet dhe shkalla e ndotjes po verifikohen

2 Korrik 2025, 14:38 | Përditesimi: 2 Korrik 2025, 14:38

Operacioni për shuarjen e flakëve në landfillin e Elbasanit po vijon në ditën e dytë, teksa të paktën 20 mjete të ndryshme ndodhen në terren për shuarjen me ujë, shkumë dhe mbulimin me dhe, pasi vatra është në brendësi dhe e padepërtueshme, kurse gazet dhe era janë faktorë që riaktivizojnë vatrën.

I.M/Shqiptarja.com