Zjarri në Majën e Rrunës i afrohet Tunelit të Kalimashit, pritet të nis ndërhyrja nga ajri! Dy vatra aktive edhe në Mirditë

7 Gusht 2021, 11:15 | Përditesimi: 7 Gusht 2021, 11:15

Vijojnë të jenë aktive dy vatra e zjarrit në Majën e Rrunës dhe dy vatra aktive në Mirditë. Zjarri në Majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit i favorizuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi gjatë mesnatës të cilat janë përhapur deri pranë Rrugës së Kombit.Dy vatra zjarri janë aktivizuar në fshatrat e Mirditës. Zjarri ka rënë në fshatin Thirre dhe Domgjon, ndërsa në terren kanë shkuara forca zjarrfikëse dhe efektivë për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. 

KT/Shqiptarja.com