Zjarri në Majën e Rrunës, prefekti i Kukësit: Vijon prej 24 ditësh, aktualisht 3 vatra aktive! Rrezik ardhja e një vatre nga Puka!

24 Gusht 2021, 11:14 | Përditesimi: 24 Gusht 2021, 11:14

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana, thotë se zjarret në Majën e Rrunës vijojnë prej 24 ditësh tashmë. Kuçana shprehet se momentalisht janë 3 vatra aktive që po monitorohen. Sipas tij, rrezik është ardhja e një vatre zjarri nga Puka, në drejtim të fshatit Çam të njësisë administrative Malzi.  

 

KT/Shqiptarja.com