Zjarri në Majën e Runës, situata vijon kritike! Terreni malor vështirëson punën e zjarrfikësve

7 Gusht 2021, 14:21 | Përditesimi: 7 Gusht 2021, 14:21

Vijon të mbete kritike situata me zjarret në Majën e Rrunës, ku pavarësisht ndërhyrjes nga toka, sërish flakët nuk janë vënë nën kontroll dhe vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës, Pyjeve dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës, janë duke luftuar me flakët, për të bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve, por për shkak të terrenit të vështirë forcat nuk mundur të ndërhyhet dot në të gjithë zonën.

KT/Shqiptarja.com