Zjarri në pallatin shumëkatësh në Lushnjë, 39 persona të asfiksuar në spital, mes tyre dy fëmijë dhe dy zjarrfikës

25 Dhjetor 2023, 18:01

Ka shkruar në 39 persona numri i personave të asfiksuar nga zjarri që ka rënë në ndërtesën 12 katëshe në Lushnjë, që më pas janë dërguar në spital. Mes të transportuarve janë dy fëmijë dhe dy zjarrfikës. Këta të fundit janë asfiksuar ndërsa kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të personave të bllokuar në ndërtesë. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.