Zjarri në Përmet, digjen 15 hektarë kullota e pyje në Ballaban e fshatin Kutal! Terreni thepisur nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëses, flakët deri në kufi me Beratin

31 Korrik 2021, 18:42

Pas situatës kritike me zjarret në Vlorë, një vatër është aktivizuar edhe në Përmet. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe në kullotave dhe pyjeve në fshatin Kutal dhe Ballaban në zonën e Përmetit. Zjarri është aktivizuar pasditen e sotme, ndërsa terreni i thepisur dhe i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Aktualisht zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore, por flakët e favorizuara edhe nga era po përhapen me shpejtësi duke dalë jashtë kontrollit, aq sa flakët po shfaqet deri në kufi me qytetin e Beratit.Deri tani zjarri ka djegur 15 hektarë kullota dhe pyje, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi. Deri me tani nuk është marrë asnjë masë paraprake për shuarjen e flakëve si pasojë e terrenit të thepisur.