Zjarri në qendrën tregtare të Lushnjës, Goxhaj: Dyshohet se shkak ka qenë mbinxehja e një objekti! Personat e bllokuar, të dalin në tarracën e pallatit

25 Dhjetor 2023, 17:42

Shkëlqim Goxhaj, shefi i zjarrfikësve në Tiranë nëpërmjet një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv dha detaje mbi zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” që prej orës 14:40 të ditës së sotme.