Zjarri në 'Saraje', trashëgimtarja Vjollca Shkreli: I qëllimshëm nga familja Kosova e trashëgimtarët e Zija Toptanit, duan që të bëhet pallat! Jemi në konflikt që në 2005

17 Gusht 2021, 18:05 | Përditesimi: 17 Gusht 2021, 18:05

Godina historike e njohur si “Sarajet”, monument kulture i kategorisë së parë, u përfshi qëllimisht nga flakët për shkak të konflikteve që kanë me njëri tjetrin 18 bashkëpronarët e saj. Vjollca Shkreli, trashëgimtare e "Sarajeve" në një deklaratë të bërë në Report Tv ka deklaruar se zjarri është vënë qëllimisht nga familja Kosova dhe trashëgimtarët e Zija Toptanit. Sipas saj ata që duan që në këtë godinë të ndërtohet pallat.

"E gjitha familja e Zija Toptanit ka jetuar në këto saraje. Kam sjellë dokumentin. Kemi dhe certifikatën qe saktëson. Aty ka lindur dhe babai i Rajmond Toptanit sepse ne jemi  2 barqe dhe kemi konflikt. Jemi 18 bashkëpronarë. Jemi në gjyqe gjithandej. Zjarrvënien unë them se është e qëllimshme nga familja Kosova me disa trashëgimtarë të Zija Toptanit. Sepse ne i kemi projektet kemi jetuar aty. E vërtetojmë se kemi jetuar. E gjitha pjesa aty ka qenë e abdi toptanit. Qëllimi i zjarrit është që kosova pronën e ka një jug të kinema savojës, kinoteatri. Ato se kanë kosideruar shitjen por kanë hyrë te parcela e zija toptanit. Këtu ka lindur konflikti sepse spo na lejnë të bëjmë gjyqe", tha ajo.

LR/Shqiptarja.com