Zjarri në Shkopet, flakët avancojnë drejt Mirditës. Në ndihmë të zjarrfikësve shkon edhe helikopteri i ushtrisë

21 Korrik, 13:59 | Përditesimi: 21 Korrik, 13:59

Zjarri i fuqishëm që nisi dy ditë më parë në zonën e Shkopetit në Lezhë ka avancuar në drejtim të territorit të Bashkisë Mirditë, duke u afruar rreth 2 kilometra nga fshati Lurth.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, thotë se për shkak të erës së fortë, flakët po përhapen me shpejtësi, duke e bërë situatën problematike.

Në terren janë angazhuar forcat pyjore, grupet e zjarrfikësve dhe ato të Emergjencave Civile. Gjithashtu, në operacion janë përfshirë forcat zjarrfikëse të Matit, të Mirditës, si dhe trupa të ushtrisë.

Pas koordinimit me institucionin e Prefektit, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter për të ndihmuar në shuarjen nga ajri.

r.k./Shqiptarja.com