Zjarri në Surroj të Kukësit, tymi mbulon zonën! Nis ndërhyrja e helikopterit

9 Gusht 2021, 12:24 | Përditesimi: 9 Gusht 2021, 12:24

Zjarri vijon të jetë aktiv në Qaf Kumbull afër staneve te fshatit të Surrojit në Kukës. Tymi i vatrës së zjarrit në fshatin Trull ka mbuluar malin e Gjallicës, ndërsa situata është e rrezikshme pasi flakët janë të mëdha dhe favorizohen nga era. Në këtë vatër ka nisur edhe ndërhyrja e helikopterit.

KT/Shqiptarja.com