Zjarri në Tërbun, flakët përhapen në Gojan i Vogël e Gjegjan, ndërhyjnë 3 helikopterë! Digjet një stan, rrezikohen 2 të tjerë (VIDEO)

19 Gusht, 15:39 | Përditesimi: 19 Gusht, 15:39

Në Fushë-Lajë të Tërbunit, flakët po përpijnë gjithë sipërfaqen pyjore duke rrezikuar stanet dhe fshatrat Gojan i Vogël e Gjegjan. Prej dy ditësh, zjarri ka kaluar në pyjet e Kuzhnenit duke iu afruar staneve.

Një prej tyre është djegur, kurse 2 të tjerë rrezikohen. Bagëtitë janë evakuuar, ndërsa 3 helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve.

E.H/Shqiptarja.com