Zjarri në Tiranë, banori: Ishte 100 metra larg shtëpive! U larguam, u rikthyem kur erdhën zjarrfikësit

13 Gusht, 10:37 | Përditesimi: 13 Gusht, 10:37

Një banor i Gurrës së Madhe, njërit prej fshatrave në Tiranë të prekur nga zjarri, thotë se flakët u afruan shumë pranë shtëpive. Banori, i quajtur Albert, thotë se zjarri ishte vetëm 100 metra larg dhe për siguri, u larguan nga banesat për t’u rikthyer me të mbërritur zjarrfikësit.

E.H/Shqiptarja.com