Zjarri përfshin kodrat e Përmetit, digjen 3 ha kullota dhe 2 ha pyje

31 Korrik 2021, 18:13

Pas situatës kritike me zjarret në Vlorë, një vatër është aktivizuar edhe në Përmet. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe në kullotave në fshatin Kutal në Përmet. Zjarri është aktivizuar pasditen e sotme, ndërsa terreni i thepisur dhe i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Aktualisht zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore, por flakët e favorizuara edhe nga era po përhapen me shpejtësi, ku deri tani janë djegur 3 ha kullota dhe 2 ha pyje.