Zjarri përhapet me shpejtësi në Kurbin, ndërhyhet me helikopter për shkak të terrenit malor

8 Gusht 2022, 09:46 | Përditesimi: 8 Gusht 2022, 09:48

Në fshatin Skuraj të Kurbinit një vatër e gjerë zjarri është bërë problematike.

Flakët po përhapen shumë për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Për shkak të terrenit të thyer malor, është e vështirë të ndërhyhet me zjarrfikëse.

KT/Shqiptarja.com