Zjarri përpin një ndërtesë në Romë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur! Dëshmitarët: Dëgjuam një shpërthim të madh

2 Qershor 2023, 16:15

Një pallat në rikonstruksion është përfshirë nga flakët në Romë dhe për pasojë, dy persona kanë mbetur të vdekur. Bëhet fjalë për një person, trupi i të cilit u gjet nga zjarrfikësit në shkallët e pallatit. Shtatë persona, tre prej tyre në gjendje të rëndë, janë shtruar në spital. Ky është bilanci për fat të keq i zjarrit që shpërtheu pak pas orës 14:00 në Colli Aniene, në periferinë lindore të Romës.