Zona TEDA, drejtori në bashkinë e Tiranës: Pritet të vijë industria automotive, do akomodohen 40 kompani e 5000 punonjës

7 Qershor, 20:10

Zona e lirë ekonomike TEDA pritet të hapet së shpejti në Kashar. Në Studio Live drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, Genci Kojdheli dha më shumë detaje për këtë qendër të re që do sjelli mjaft kompani të huaja që operojnë në teknologjitë e fundit dhe nxisin punët e së ardhmes në vendin tonë.