“ Zonja e librave”një rrëfim për jetën mes Tiranës e Gjenevës

10 Maj 2022, 10:57

Të gjithë e njohin si ‘’zonja e librave’’ për shkak të dashurisë dhe pasionit me të cilin flet gjithmonë për to. Loreta Berhami është drejtuesja e shtëpisë botuese ‘Pegi’, e cila gjithmonë vjen me rrëfime të bukura në media si për titujt e rinj ashtu edhe për jetën e saj personale. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli”, rrëfeu historinë e saj  të dashurisë dhe na tregoi edhe njëherë bukurinë e gjëravë që ndodhin krejt rastësisht.