Zv.dekania e FHF-së: S’bëhemi gardianë në dyert e fakulteteve! Studenti: Testi PCR të jetë falas! Eksperti arsimit: Qeveria s’kishte një strategji si do të zhvillohej mësimi

18 Tetor 2021, 13:08 | Përditesimi i fundit: 2021-10-18 17:50:30

Sot dhjetëra studentë mbetën përkohësisht jashtë dyerve të universiteteve, pasi nuk kishin një certifikatë vaksnimi apo një test PCR që të futeshin në auditorë, masa këto të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.Por shumë prej studentëve të pavaksinuar, u futën në fakultet edhe më urdhër të rektorëve të cilët sfiduan Ministrinë e Shëndetësie.

Zëvendës dekania e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Elsa Skënderi e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se ato nuk do të bëhen gardianë në dyert e fakulteteve, por shpresojnë që vetë studentët të sensibilizohen për detyrën e tyre qytetarë dhe të vaksinohen. Skënderi tha kjo javë duhet të shërbejë për sensibilizm dhe të vaksinohen sa më shumë studentë, por se vendimet e fakultetit nuk do të jenë detyrues. Zv.dekania tha se ato nuk kanë as kapacitet për të kryer kontrollin e gjithë studentëve.