Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, një grup qytetarësh vijuan protestën nëpër rrugët e Tiranës.
Protestuesit marshuan fillimisht drejt selisë së Partisë Socialiste, ku forca të shumta policie kishin rrethuar godinën. Më pas ata u drejtuan te zona e njohur si “15-katëshi”, ku bllokuan për pak minuta kryqëzimin, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.
















