‘Zvërneci’/ Rama: Vlonjatët s’i bien shumë gjatë, prandaj nxjerrin heronj e dëshmorë! Ndryshe do nxirrnin blogerë

9 Qershor, 22:04 | Përditesimi: 9 Qershor, 22:04

Kryeministri Edi Rama është shprehur se për ‘Zvërnecin’ nuk ngrihet populli i Vlorës, por njerëz të tjerë që s’kanë asnjë lidhje me investimin.

Komentet Rama i bëri nga Fieri, ku tha se vlonjatët nuk ngrihen që të kundërshtojnë investimin në Zvërnec, sepse sipas tij ata nuk nxjerrin blogerë, por heronj e dëshmorë.

E.H/Shqiptarja.com