Zv.ministri i Bujqësisë: Blegtoria ka marrë nga buxheti 60% në skemën mbështetëse! Zusi: Rritja e eksporteve është evidente

20 Mars 2023, 20:14

Zv.ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote i ftuar në Report Tv thotë se blegtoria ka marrë 60% në skemën mbështetëse. I ftuar në emisionin ‘Studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kote u shpreh se blegtoria është një sektor që mund të rritet dhe se kjo është në qendër të vëmendjes.