Zyrtari i lartë i DASH mbërrin në Tiranë, një orë takim me Ramën në kryeministri, zbardhet fokusi i bisedimeve! Drejtohet për në selinë blu, takim me Bashën

30 Qershor 2021, 12:27

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker ka mbërritur në Tiranë, ndërsa pak minuta më parë ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Ramën. Takimi u zhvillua në kryeministri dhe zgjati më shumë se një orë, ku fokusi i bisedimeve ka qenë marrëdhënia e ndërsjellë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimi i mëtejshëm i dy vendeve.