-
VIDEO
Gjin Gjoni kreu i Rithemelimit në Lezhë, Idajet Beqiri në 'Studio Live': U përligj që ka qenë 'kokë e këmbë' i kapur nga Berisha
Gjin Gjoni do të jetë kryetari i Rithemelimit në degën e Lezhës. Zgjedhja e ish-gjyqtarit ‘të Plepave’ u diskutua në ‘Studio Live’ në Report Tv.
-
VIDEO
Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: S’patën guxim të marrin vendim se ende s’ka dhënë sinjal Rama! PS të mos e mbrojë, por të zbatojë Kushtetutën
Gazment Bardhi shprehet se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin e la që ditën e enjte Parlamenti të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tij nuk kanë guxim të marrin një vendim pa sinjalin e kryeministrit Rama. Sipas Bardhit Xhaçka po mbrohet politikisht nga PS.
-
VIDEO
Mandati i Olta Xhaçkës, debati në Këshillin e Mandateve
Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës.Kuvendi do të diskutojë të enjten nëse mandati i Olta Xhaçkës do i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Kjo u quajt nga opozita si tentativë për të vonuar marrjen e vendimit derisa ti mbarojë mandati Xhaçkës.
-
VIDEO
Zhupa kërkon dëgjesë me drejtorin e RTSH-së: Peza të japë shpjegime për shkarkimet nga puna e përdorimin dhe e fondeve
Deputetja e opozitës Ina Zhupa kërkon thirrjen në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias të drejtorit të RTSH Alfred Pezën
-
VIDEO
Tirana qendra e turizmit europian, Rama: Pritëm 10 mln turistë vitin që lamë pas! Sfidë të ruajmë natyrën që Shqipëria të mos humbasë bukurinë
Tirana priti sot takimin e 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit. Kryeministri Edi Rama foli për suksesin në turizëm, me 10 mln turistë të huaj që vizituan vendin tonë një vit më parë. Për Ramën, mbetet sfidë ruajta e natyrës me qëllim që Shqipëria të mos humbasë bukurinë.
-
VIDEO
‘Grupi i Dialogut’ merr në duar propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore! 6 anëtarët njihen me ligjet që kërkojnë 84 vota (Dokumenti)
Grupi i Dialogut që do të merret me reformat, ka tashmë në duar listën e projektligjeve të depozituara në Kuvend që kërkojnë 84 vota. Në mesin e 14 nismave ligjore që duhet të kalojnë me konsensusin e 6 anëtarëve të këtij grupi janë edhe projektligjet e depozituara nga Lulzim Basha për Reformën Zgjedhore
-
VIDEO
Shpëtoi Berishën nga gjyqi për kryengritjen e armatosur të 1998, Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i degës së Rithemelimit në Lezhë
Zgjedhjet për kreun e Rithemelimit në Lezhë, Gjin Gjoni fiton garën me diferencë të thellë votash, përballë dy kandidatëve të tjerë Alber Rrusti dhe Paulin Marku. Në votime kanë marrë pjesë mbi 1100 anëtarë
-
VIDEO
Arrestimet e ish-zyrtarëve të bashkisë, Rama: Jam dakord me çfarë tha Veliaj! Mbështetja jonë për SPAK s’është propagandë, por vullnet politik
Pas reagimit të Erion Veliajt, në lidhje me arrestimet e zyrtarëve të bashkisë, edhe kryeministri Edi Rama, ka mbështetur qëndrimin e kryebashkiakut të Tiranës. Kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, thotë se është dakord me qëndrimet e Veliajt e shton se mbështetja e tyre për SPAK-un, nuk është propagandë, por vullnet i hekurt politik
-
VIDEO
Bardhi nga Berati: Erion Veliaj doli sot me mesazhe kërcënuese ndaj Edi Ramës dhe Drejtësisë! Basha: Po i bëjnë presion SPAK-ut
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit theksoi se në fjalimin e Veliajt kishte dy mesazhe, një për drejtësinë dhe një për Ramën.
-
VIDEO
Arrestimi i zyrtarëve e Inceneratori i Tiranës, Veliaj distancohet: S'kam përdorur kurrë firmën për përfitime të paligjshme! Po bëhet gjueti shtrigash!
Në një reagim të parë për arrestimet e disa drejtuesve dhe ish-zyrtarëve të bashkisë së Tiranës nga SPAK, Erion Veliaj mohoi të ketë lidhje me ta në përfitime personale dhe theksoi se nuk e ka përdorur kurrë firmën për ndikime të paligjshme. Secili prej tyre duhet të përballet i vetëm me drejtësinë, tha kryebashkiaku
-
VIDEO
'Trupëroja i Fatos Nanos' Sonte në Esencë, ora 21:00 në Report Tv
Ai është kryeministri i 25 i shtetit shqiptar i zgjedhur 3 herë për të qenë në krye të detyrës! Fakte dhe dëshmi mbi jetën publike të Ish Kryeministrit nga njeriu i tij më i afërt.
-
VIDEO
Rithemelimi protestë para bashkisë, përplasen me policinë dhe tentojnë të hyjnë me forcë brenda godinës! Mes tyre dhe Ilir Meta e Sali Lusha
Rithemelimi ka mbajtur sot një protestë përpara bashkisë së Tiranës. Teksa janë përplasur me policinë protestuesit kanë hedhur vezë dhe mollë në drejtim të godinës së bashkisë duke bllokuar edhe rrugën e makinave në krah.