-
VIDEO
'Ulim pragun e TVSH-së në 5 mln lekë', Rama për buxhetin: Biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029! Ironizon opozitën: Faturën e kripur e merrni më 9 maj
Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027 në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se pragu i regjistrimit për TVSH-në, nga 10 milionë lekë që është aktualisht do të ulet në 5 milionë lekë, ndërsa biznesi i vogël do të vijojë të paguajë zero tatim mbi fitimin deri në vitin 2029. Rama tha se ulja e pragut synon të pengojë bizneset e mëdha të shmangin detyrimet duke u paraqitur si biznese të vogla. Ai ironizoi edhe opozitën, duke i thënë se “ faturën do ta keni të kripur” në zgjedhjet e 9 majit.
-
VIDEO
Buxheti 2027/ Rama: PS mendon më shumë për ata që fitojnë më pak! 150 mln euro në vit shtesë në xhepat e shqiptarëve, pas vendimit për uljen në 6% të TVSH-së për produktet ushqimore
Kryeministri Edi Rama, duke prezantuar pr.buxhetin e vitit 2027 në Kuvend, tha se PS është një parti që mendon më shumë për ata që fitojnë më pak.
-
VIDEO
Rama: Buxheti ka prekur tavanin e 10 mld eurove, ekonomia është trefishuar
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se buxheti ka prekur tavanin e 10 mld eurove
-
VIDEO
PD la sallën, Rama i ironizon gjatë prezantimit të buxhetit: Do të mbeten në histori si hapësit e gropave, ne si ndërtuesit e Shqipërisë së re europiane
Gjatë fjalës për projektbuxhetin e vitit 2027, kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën, duke thënë se ajo do të mbetet në histori për “gropat” e hapura gjatë qeverisjes të saj, ndërsa socialistët do të kujtohen si “ndërtuesit e Shqipërisë së re europiane”. Rama tha se nga 1 janari nuk do të ketë taksë qarkullimi.
-
VIDEO
‘Do bënte namin po të kishte gjë në dorë’- Rama ‘sulmon’ Tabakun nga Kuvendi: Zëdhënëse e fjalës vjedhje, ‘ujë në bisht të lugës’ do merrni në 9 maj
Kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar deputeten demokrate Jorida Tabaku si një zëdhënëse të fjalës ‘vjedhje’, është shprehur se njerëz si ajo, nëse do të kishin pushtet në dorë, ‘do të kishin bërë namin’. Opozitës Rama i tha nga Kuvendi se në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, ‘do merrni ujë në bisht të lugës nga populli’.
-
VIDEO
Protestuesit përzunë demokratët, Rama ironi në Kuvend: Të jesh në opozitë e të mos të pranojnë t’i afrohesh protestës, është gjëja më e dhimbshme
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj në Kuvend kërkesës së opozitës për të diskutuar për protestën. Ai tha se protestat kundër qeverisë janë të natyrshme, ndërsa ironizoi opozitën duke thënë se protestuesit nuk e pranuan t’i afrohej protestës.
-
VIDEO
Kuvendi, opozita largohet nga salla teksa kryeministri mban fjalën
Opozita u largua nga seanca plenare teksa kryeministri Edi Rama po mbante fjalën.
-
VIDEO
Rama batuta me Berishën në Kuvend: Po të bien pantallonat po ik tani
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kreun e PD, Sali Berisha pas fjalës së tij në seancën e sotme pleanare.
-
VIDEO
Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha në Kuvend se mazhoranca ka humbur legjitimitetin për të diskutuar pwr buxhetin. Ai akuzoi qeverinë se ka mbrojtur korrupsionin dhe tha se paketa fiskale do të rrisë taksat e çmimet dhe do të nxisë largimin e shqiptarëve.
‘10 miliardë vjedhje’, Berisha sulmon qeverinë për buxhetin: Keni humbur legjitimitetin, me paketën fiskale do t’i përzini prapë shqiptarët
-
VIDEO
PD kërkon heqjen e projektligjit për strehimin nga rendi i ditës, Tabaku: E futët në seancë pa respektuar rregulloren
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, kërkoi që projektligji për strehimin të hiqet nga rendi i ditës. Ajo tha se projektligji nuk kishte qenë në programin e punës dhe se ishte futur në seancë pa respektuar rregulloren e Kuvendit.
-
VIDEO
Alizoti kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Kuvendi s’ka gjetur asnjë orë për të folur për protestën
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti kërkoi ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare, duke thënë se katër nismat ligjore të opozitës nuk janë përfshirë në të. Ai kërkoi që Kuvendi të diskutojë për protestën, për të cilën, sipas tij kanë folur edhe Parlamenti Evropian dhe mediat ndërkombëtare, por jo Kuvendi i Shqipërisë, për të cilin tha se nuk ka gjetur as një orë kohë për të folur për protestën dhe të rinjtë shqiptarëve.
-
VIDEO
Qeveria kundër nismave të opozitës për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin e zonave të mbrojtura: Nuk ka argumente të reja, Gjykata Kushtetuese është shprehur
Qeveria refuzon kërkesat e opozitës për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, i cili i hapi rrugë edhe një ndërtimi në Zvërnec, që më pas nxiti një valë protestash në Shqipëri. Ekzekutivi argumenton se nuk ka baza të mjaftueshme ligjore dhe shkencore për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024, pavarësisht rekomandimeve të Parlamentit Europian.