-
VIDEO
Gjyqi/ Berisha mbron aferën Partizani: S’kam nevojë për dëshmitarë pro meje, s’ka pasur asnjë shkelje ligjore
Nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, ish-kryeministri Sali Berisha e mbrojti edhe një herë procedurën për Privatizimin e ish-klubit Partizani. Ndërsa u pyet nga gazetarët mbi dëshmitë që po merren në gjyq, Sali Berisha pretendoi se procedura ka qenë e rregullt dhe se nuk ka nevojë për dëshmitarë pro tij.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Sot dëshmon në GJKKO ish presidenti Bamir Topi, si hoqi nga Plani i Përhapjes së ushtrisë ish kompleksin Partizani vetëm një muaj pasi mori detyrën
Teksa burime bëjnë me dije se ish ministri Mediu ndodhet jashtë vendit dhe mund të mos paraqitet sot, emri më i rëndësishëm është ai i Topit. Në dosjen e SPAK ish presidenti në vitet 2007-2012 përmendet në lidhje me veprimet që u kryen për nxjerrjen nga “Plani i Përhapjes” së Forcave të Armatosur të ish klubit të futbollit ‘Partizani’.
-
VIDEO
Policia sposton protestuesit te Kuvendi, i nxjerr jashtë rrethimit me gardh metalik
Policia ka spostuar protetsuesit dhe i ka nxjerrë jashtë një rrethimi me gardh metalik të vendosur te Kuvendi, i cili në 12:00 do të mblidhet në seancën e radhës plenare. Protestuesit janë spostuar pa bërë rezistencë.
-
VIDEO
Sot Kuvend, një grup protestuesish me vezë mblidhen jashtë godinës! Deputetët e PD do vendosin nëse do shkojnë në seancë
Seanca plenare do të nisë në orën 12:00. Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025 kryeson rendin e ditës. Shqyrtohen edhe raportet e Avokatit të Popullit, KLGJ, KLP, KLSH, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK si dhe ILD-së.
-
VIDEO
Protesta vijon në ditën e 50-të, venitet pjesëmarrja
“Ejani në protestë”, thërrasin tubuesit për të nxitur të tjerë t’u bashkohen.
-
VIDEO
Pr.ligji për turizmin/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon! Gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve
Projektligji i propozuar nga deputeti Taulant Balla i jep të drejtë qeverisë të pezullojë punimet e ndërtimit në zonat turistike gjatë sezonit, ndërsa shkelësit rrezikojnë gjobë deri në 2 milionë lekë. Nisma parashikon certifikatë paraprake përpara marrjes së lejes për ndërtimin e strukturave akomoduese, si dhe regjistrimin elektronik të klientëve.
-
VIDEO
Rënia e euros, deputetja Tabaku: Zhvlerësimi i monedhës vjen nga pastrimi i parave, shqiptarët po varfërohen
Tabaku solli në vëmendje se aktiviteti kriminal nën hetim për periudhën 2019–2021 lidhet me shuma që arrijnë deri në 2 miliardë euro në vit, para që, sipas saj, kanë depërtuar në ekonominë shqiptare dhe kanë deformuar konkurrencën, kursin e këmbimit dhe tregun e pasurive të paluajtshme.
-
VIDEO
Shqipëria, drejt rregullimit të tregut të kripto-valutave! Pr.ligji: Tatimet përgjegjëse, raportim çdo vit
Transaksionet me kripto-asete do të përfshihen në sistemin e shkëmbimit automatik të informacionit tatimor ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Një projektligj i ri, i hartuar në përputhje me direktivat evropiane, vendos detyrime të zgjeruara për platformat dhe operatorët që kryejnë shkëmbime ose transferime kripto-asetesh për klientët.
-
VIDEO
‘Ai ka mendimin e vet’- Pas tensioneve në Kuvendin e protestës, përplasje mes organizatorëve edhe gjatë tubimit në shesh
Gjatë protestës ditën e sotme para Kryeministrisë, tonet janë ashpërsuar edhe mes organizatorëve, të cilët në një moment janë përplasur me njëri-tjetrin, për shkaqe ende të paqarta.
-
VIDEO
Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
-
VIDEO
Degjeneron fjalori në protestë, i riu në podium: Ne duam të hamë, të pimë dhe të...
Në ditën e 49-të protesta degjeneroi në fjalor banal. Një i ri, me flamurin kuqezi mbi supe mori mikrofonin në mes të protestuesve, mes të cilëve ka gra me fëmijë, dhe artikuloi ‘kërkesa’ larg atyre të dëgjuara deri më tani.
-
VIDEO
Më të paktë në numër, qytetarët në protestë për të 49-ën ditë! Organizatori Lika kundër mbledhjes së ‘Kuvendit Qytetar’: Përfaqësuesit janë në shesh
Në ditën e 49-të të protestës, pjesëmarrja është dukshëm më e ulët, siç tregojnë edhe pamjet me dron që sjell Report Tv.